Basketboll

Huffman i Yllit, më i miri i xhiros

Huffman

Qendra amerikane e Golden Eagle Yllit, Brandon Huffman, është lojtari më i vlefshëm i xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Huffman shkëlqeu në fitoren ndaj Rahovecit 029, duke i realizuar 25 pikë e 10 kërcime. 

Në pesëshen e xhiros, të publikuar të hënën nga FBK-ja, kanë zënë vend edhe Mustapha Amzil e Dardan Kapiti të Trepçës, Alex Hunter i Borës dhe Jericole Hellems i Vëllaznimit. 

Të gjitha këto skuadra kanë shënuar fitore në fundjavë.