Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Fitorja e parë e Borës në Superligë

KB Bora

Skuadra prishtinase Bora e ka shënuar fitoren e parë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të shtunën mbrëma në palestrën “1 Tetori”, Bora e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat bindës, 86:61. Dallimi u bë që në çerekun e parë, të cilin Bora e fitoi 27:7. Skuadra prishtinase më pas vetëm ka ruajtur epërsinë për ta fituar ndeshjen e xhiros së pestë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bora tani ka bilanc prej një fitore e katër humbje. Vëllaznimi ka dy fitore e tri humbje.

Alex Aveion Lomax udhëhoqi Borën me 15 pikë, 16 kërcime e gjashtë asistime. Jetmir Zeqiri i kishte 12 pikë, 11 kërcime e tetë asistime.

Jason Jitoboh i kishte 15 pikë e gjashtë kërcime për Vëllaznimin. 16 pikë i shënoi Michael Nuga, ndërsa Trey Anderson e përfundoi ndeshjen me 12 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.