Pas disfatës që e pësoi xhiron e kaluar nga Bashkimi i Prizrenit, GO+Peja është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në basketboll.
Peja të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaqi” e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultatin, 86:75. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e shtatë.
Peja e regjistroi fitoren e gjashtë nga shtatë ndeshje. Ndërsa Vëllaznimi ka një fitore e gjashtë humbje.
Peja i fitoi dy çerekët e parë, 26:15 dhe 23:21, dhe shkoi në pushim me 13 pikë epërsi.
Çereku i tretë i takoi Vëllaznimit që e fitoi me rezultatin, 23:21. Dhjetëminutëshi i fundit u mbyll baras, 16:16.
Tajh Green ishte më i miri në fitoren e Pejës. Ai pati 14 pikë, 13 kërcime dhe një asistim. Lojë të mirë pati edhe Jordan Johnson me 18 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.
Vëllaznimit nuk i ndihmoi loja e mirë e Marques Ëarrick që regjistroi 24 pikë, dy kërcime dhe katër asistime.