Kampionia në fuqi e Superligës së Kosovës në basketboll, Trepça, ka shënuar fitore të vështirë të shtunën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Trepça ka fituar ndaj Vëllaznimit me rezultatin e ngushtë, 63:59.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje i takoi javës së 24-t të elitës së basketbollit kosovar.
Vëllaznimi e filloi më mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë me rezultatin 20:8.
Edhe pjesa e parë u mbyll në të mirë të mysafirëve me rezultatin 37:25.
Trepça në çerekun e tretë u afrua në gjashtë pikë, 51:45 kurse fitoren e arriti në çerekun e fundit.
Më i dalluari te vendësit ishte Drilon Hajrizi me 14 pikë, nëntë kërcime dhe tri asistime.
Ndërsa te Vëllaznimi u shqua Arian Azemi me 17 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime.
Trepça mbetet në pozitën e dytë me 40 pikë.
Vëllaznimi ka 35 pikë në vendin e katërt.