Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të rëndësishme të mërkurën mbrëma ndaj Vëllaznimit, në kuadër të xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Ylli në ndeshjen e parafundit të stinorit të rregullt, mposhti Vëllaznimin me rezultat 86:63.
Ndeshja u zhvillua në palestrën “13 Qershori” në Suharekë. Ylli është ngritur në vendin e pestë me 41 pikë, kurse Vëllaznimi mbetet në vendin e gjashtë me 40 pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJalen Nesbitt ishe më i dalluari tek Ylli me 19 pikë, 11 kërcime e shtatë asistime. Arian Çallakaj shtoi 15 pikë, dy kërcime e dy asistime, derisa Lis Shoshi pati 12 pikë 13 pikë.
Te Vëllaznimi me më së shumti pikë ndeshjen e mbylli Antwan Walker. Ai pati 21 pikë e tre kërcime. 15 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime i pati Jericole Hellems.