Basketboll

Embiidi kthehet pas afro tetë muajsh

embiid

Joel Embiid është kthyer në parket pas afro tetë muajsh mungesë. Për herë të fundit u paraqit më 22 shkurt. 

Ai luajti të premten pas mesnate te Philadelphia 76ers, në ndeshjen e fundit parasezonale. 

Dhe ishte afër të realizonte dyshifror të trefishtë. 

Embiidi, i cili i luajti vetëm 19 ndeshje sezonin e kaluar për shkak të lëndimit, shënoi 14 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime për 19 minuta, në fitoren 126:110 të Philadelphias ndaj Minnesota Timberwolvesit. 

Ai i pati edhe tre topa të vjedhur. 

76ers e nis sezonin e rregullt në NBA të mërkurën mbrëma, në udhëtim te Boston Celtics.