Klubi i basketbollit Peja është gjobitur me 2400 euro për incidentet që ndodhën të enjten mbrëma në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit ndaj Bashkimit.
Bashkimi fitoi dhe u kualifikua në finale, ndërsa në ndeshje ndodhën dy incidente.
Fillimisht një tifoz në parket e goditi me top amerikanin e Bashkimit, Jayevous McKinnis e më pas edhe e shtyu atë. Ndërkohë fare në fund në fushën e lojës u hodhën mjete plasëse.
Ndërkohë Sigal Prishtina është gjobitur me 700 euro për fyerjet në kor të tifozëve të saj në drejtim të Trepçës dhe kryetarit të FBK-së, Arben Fetahu.
Për gabime teknike janë gjobitur pesë lojtarë. Vendimet u morën të premten nga Komisioni i Garave i FBK-së.