Në ndeshjen e tretë të finales së madhe të NBA, Boston Celtics mposhti në udhëtim Dallas Mavericksin 106:99, duke iu afruar titullit.
Bostoni udhëheq serinë 3:0 dhe i duhet vetëm edhe një fitore për ta fituar titullin e 18-të në histori, më shumë se çdo skuadër tjetër në NBA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJayson Tatum shkëlqeu me 31 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime, ndërsa Jaylen Brown kontribuoi me 30 pikë, tetë kërcime e tetë asistime.
Te Dallasi nuk mjaftoi shpërthimi i Kyrie Irving, i cili pati 35 pikë, teksa Luka Donçiq shtoi 27. Slloveni u përjashtua katër minuta pa përfunduar çereku i fundit, pasi shkaktoi gjashtë faulle.
Ndeshja e katërt është të premten pas mesnate.
VIDEO: