Bora ka shënuar tjetër fitore të madhe në Superligën e Kosovës në basketboll.
Të dielën mbrëma, skuadra prishtinase e mposhti Golden Eagle Yllin në Suharekë me rezultat 73:67. Kjo ishte ndeshja e fundit e xhiros së 22-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja ishte e barabartë, ndërsa u vendos në aksionet e fundit.
1:58 sekonda para fundit, Ylli kaloi në epërsi 67:65 me dy pikët e Jan Palokajt. Dion Haxhosaj i shënoi dy gjuajtje të lira për 67:67.Më pas Desmond Cambridge i Borës shënoi për 69:67, një minutë para fundit. Alex Lomax shtoi dy pikë, 37 sekonda para fundit, për 71:67. I njëjti lojtar i realizoi edhe dy pikë për rezultatin final, 73:67. Gjatë dy minutave të fundit, vendasit i humbën disa aksione dhe kjo kushtoi me disfatë.
Te Bora u dallua Dion Haxhosaj me 17 pikë e 10 kërcime. Derrick Wilson ishte më i miri tek Ylli me 24 pikë.
Ylli është i gjashti me 31 pikë. Bora renditet e shtata, por tani i ka 30 pikë.