Trajneri i Trepçës, Adis Beqiragiq, nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e ardhshme të kampiones në fuqi të Kosovës në basketboll.
Beqiragiq është dënuar me suspendim prej një ndeshje dhe me gjobë financiare për “shpërthimin” në ndeshjen e kaluar me Bashkimin. Ai kishte reaguar ashpër pas një vendimi të gjyqtarëve, duke hyrë ne mes të fushës e më pas duke u vërsulur në drejtim të arbitrit. Tekniku boshnjak fillimisht ishte ndëshkuar me gabim teknik e më pas edhe me gabim teknik diskualifikues. Beqiragiqi është gjobitur me 600 euro gjithsej.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër fyerjet që i bënë tifozët e saj ndaj Bashkimit, Trepça është gjobitur me 700 euro.