Bashkimi nuk ka lejuar befasi ndaj Borës dhe ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll.
Bashkimi kishte epërsi prej 22 pikëve nga fitorja e çerekfinales së parë 88:66, ndërsa të enjten mbrëma në “Sezai Surroi”, fitoi me 23 pikë dallim, 97:74.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra prishtinase në fakt në pushimin e gjatë shkoi me dy pikë epërsi, 48:46.
Por dallimi në rezultat u bë në dy çerekët e tjerë, të cilat skuadra prizrenase i fitoi 25:11 dhe 26:15, për fitoren e thellë.
Pesë lojtarë të Bashkimit shënuan pikë dyshifrore në këtë ballafaqim.
Robert Rikiq i pati 18 pikë, ndërsa Lejson Zeqiri kontribuoi me 17 pikë.
Nga 11 pikë të realizuara i patën Valon Bunjaku dhe Samir Zekiqi, kurse Mack Smith shënoi 10 pikë.
Dion Haxhosaj i shënoi 18 pikë për Borën, por nuk ishin të mjaftueshme për ta shmangur disfatën dhe eliminimin nga gara e Kupës.