Një ditë pas disfatës 71:64 nga Trepça në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, në kuadër të xhiros së dhjetë të elitës së basketbollit kosovar, Bashkimi ka shkruar për gjendjen e vështirë në klub sa u përket lojtarëve.
Bashkimi, pas disfatës së tretë rresht, të enjten ka njoftuar se ekipi po përballet me numër të madh të lëndimeve, të cilët nuk pritet të kthehen për një muaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNënkampioni luajti ndaj nënkampiones pa dy amerikanët e lënduar, ndërsa gjatë ndeshjes u lëndua edhe Valon Bunjaku.
“Jemi duke kaluar një periudhë të vështirë pas lëndimit të katër lojtarëve tanë, Valon Bunjaku, Isaiah Cousins, Jeremiah Bailey dhe Besim Bytyqi, një situatë që padyshim ka ndikuar në rezultatet e ekipit tonë në tri ndeshjet e fundit. Megjithatë, sfida të tilla na focojnë edhe më shumë”, ka shkruar ndër të tjera Bashkimi.
Bashkimi po ashtu ka njoftuar se në këto ditë do të zyrtarizohen transferime të tjera, për ta mbushur zbrazëtinë e lënë nga katërshja e lënduar.
Prizrenasit pas dhjetë ndeshjeve kanë shtatë fitore e tri humbje.