Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Arrestohet një burrë pasi sulmoi policin gjatë ndeshjes Peja - Bashkimi

bashkimi - peje

Një person është arrestuar pasi në sallën sportit në Pejë ka sulmuar zyrtarin policor i cili ishte në sigurim të ndeshjes Peja – Bashkimi.  

I dyshuari është futur në sallë duke goditur dyert e sallës e kishte kërcënuar zyrtarët policorë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I dyshuari është dërguar në mbajtje. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte goditur dyert e sallës së sportit me shkelma dhe pas hapjes së dyerve ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili ishte në sigurim të ndeshje së sportit. I dyshuari më pas kishte kërcënuar zyrtarët policor. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e 
PK-së.

Ndeshja Peja – Bashkimi është luajtur të enjten. Ajo ishte gjysmëfinalja e katërt e plejofit në basketboll. Bashkimi e siguroi finalen në palestrën “Karagaçi” në Pejë. E mposhti skuadrën pejane me rezultat 84:78.

Ndeshja në Pejë ishte përcjellë me incidente.