Devin Booker shënoi plot 47 pikë ndërsa Grayson Allen ishte i saktë për tri pikë në fund, për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
Në vazhdime, Phoenix Sunsi ishte më i suksesshëm se Utah Jazz, dhe e fitoi ndeshjen dramatike 135:127, të premten pas mesnate.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKur kishte mbetur edhe 0.9 sekonda para fundit të kohës së rregullt, Allen ishte i saktë për tri pikë, për rezultatin 122:122.
Ai shënoi edhe një tjetër trepikësh për Sunsin në vazhdime, skuadër që i realizoi tetë pikët e para. Dhe kështu e ndali edhe ecurinë e tri disfatave rresht.
John Collins e udhëhoqi Utahn me 21 pikë, kurse Lauri Markkanen i shtoi 20 të tjera.
Allen e mbylli ndeshjen me 21 pikë, nga shtatë trepikësha.
Sunsi luajti pa të lënduarit Kevin Durant dhe Bradley Bealin.