Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Trumpi njofton për tarifat e reja prej 25% për importet e veturave

vetura

Foto: Getty

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lajmëruar taksa të reja tregtare prej 25% për veturat që importohen në SHBA.

Trumpi ka thënë se tarifat e fundit do të hyjnë në fuqi më 2 prill.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai pretendoi se masa do të çonte në "rritje të jashtëzakonshme" për industrinë e veturave, duke premtuar se do të nxiste vende pune dhe investime në SHBA.

Por, analistët kanë thënë se masa ka të ngjarë të shkaktojë probleme të mëdha në prodhimin e veturave, të rrisë çmimet dhe të tensionojë marrëdhëniet me aleatët.

Meksiko është furnizuesi më i madh i huaj i veturave në SHBA, e ndjekur nga Koreja e Jugut, Japonia, Kanadaja dhe Gjermania.