Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tesla heq dorë nga qëllimi i ofrimit të 20 milionë automjeteve në vit

Tesla

Foto: Ilustrim

Prodhuesi amerikan i automjeteve Tesla ka lënë jashtë objektivin e saj për ofrimin e 20 milionë automjeteve në vit deri në vitin 2030 në raportin e saj të fundit të ndikimit të publikuar të enjten, raportoi të hënën Reuters.

Siç raportohet, kjo është një tjetër shenjë se kompania po largohet nga veturat elektrike dhe fokusin ka filluar ta zhvendosë te robotaksi. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtori ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, ka thënë në vitin 2020 se Tesla aspironte të shiste nga 20 milionë automjete deri në fund të dekadës - dy herë më shumë se ato të shitura nga Toyota, prodhuesi më i madh i automjeteve në botë.

Megjithatë duket se kompania ka ndryshuar sjellje kohët e fundit, duke hequr dorë nga planet për të prodhuar model krejtësisht të ri që pritej të kushtonte 25,000 dollarë.

Musku ka thënë në prill se Tesla planifikon të lansojë modele të reja, duke përfshirë vetura të përballueshme, deri në fund të këtij viti, por kompania tha se planifikon të përdorë linjat aktuale të produkteve për automjete të reja të përballueshme në vend të objekteve të reja, duke bërë një ndryshim strategjik që do të rezultonte në reduktime më të vogla të kostos sesa pritej dhe rritje modeste të vëllimit.

Aksionet e Teslas kanë rënë 3.5% të enjten, duke rënë rreth 30% këtë vit.