Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zyrtari i lartë amerikan mbërrin në Kosovë

Brendan Hanrahan

E zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, ka mbërritur në Kosovë në vizitën e parë zyrtare, e që për fokus pritet ta ketë stabilitetin rajonal dhe sigurinë.

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka njoftuar për mbërritjen e tij. Ajo ka thënë se mezi presin një fundjavë “produktive me takime dhe vizita për të theksuar prioritetet amerikane për stabilitetin rajonal, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka njoftuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të takohet me zyrtarin amerikan në një darkë pune të organizuar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati.

Para mbërritjes në Prishtinë, Hanrahan vizitoi Serbinë, ku u takua me presidentin Vuçiq. Vuçiq theksoi në këtë takim e ka përsëritur qëndrimin e Serbisë për dialogun, si mënyrë të vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën dhe ka potencuar rëndësinë e respektimit të së drejtës ndërkombëtare. Gjatë ditës, Hanrahan e vizitoi edhe Bosnjë-Hercegovinën.