Një “ekspert” i rekrutuar jashtëligjshëm në Zyrën e kryeministrit (ZKM) në gjysmën e dytë të 2019-s ka arkëtuar secilin muaj nga 6 mijë euro. Një tjetër ka marrë pagë edhe rreth një vit pasi ishte përmbyllur projekti për zbatimin e të cilit e kishte angazhuar Qeveria që drejtohej nga Ramush Haradinaj.
Gjetjet i ka bërë Auditori i Përgjithshëm dhe i ka evidentuar në draftin e raportit vjetor për ZKM-në, që pritet ta publikojë brenda pak ditësh. Dokumenti, pjesë të të cilit ka siguruar KOHA, liston numër të madh shkeljesh, jo veç në punësime të kësaj natyre, por edhe në menaxhimin e parasë publike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë të janë evidentuar shpenzime pa mbulesë për dreka zyrtare, vonesa në mbyllje avance, mbivlerësim i shpenzimeve për mallra e shërbime, mungesë vlerësimi gjatë ndarjes së subvencioneve për personat fizikë, shkelje në procese prokurimi e subvencionim i jashtëligjshëm për OJQ-të, shkruan KOHA.
Punësimi i ekspertit me pagë 6 mijë euro ishte bërë nëpërmjet të ashtuquajturës marrëveshje për shërbime të veçanta.
“Në marrëveshjet e lidhura, ceket se eksperti është angazhuar për kryerjen e shërbimeve profesionale, por nuk ka një përshkrim më të detajuar rreth këtyre shërbimeve”, thuhet në draftin e raportit.