Shqipëria po përballet me disa vatra aktive zjarri.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, deri në orën 12:00 janë raportuar 7 vatra zjarri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga këto thuhet se janë shuar 5 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri.
“U bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në: Në lagjen “Mulliri i Artë”, bashkia Delvinë, në fshatin Alarup, njësia administrative Çërravë, bashkia Pogradec, në rrugën e Elbasanit, njësia administrative Nr. 2, bashkia Tiranë, në fshatin Rilë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë, në fshatin Malaj, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë”, thuhet në njoftim.
Aktualisht thuhet se është aktive vatra në fshatin Llaman, bashkia Himarë”. “Vatra e zjarrit është ende aktive, janë duke operuar: 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë të MZSH Himarë, 40 efektivë FA nga DRM Gjirokastër me 4 automjete transporti dhe 1 helikopter i FA. Në mbështetje nga bashkia Himarë në terren janë edhe 30 forca nga Shërbimi Pyjor, nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Himarë, nga njësitë administrative Himarë, Horë – Vranisht dhe Lukovë”, thuhet në njoftim.
Aktive është edhe vatra në fshatin Kolsh, njësia administrative Mamëz, bashkia Kukës. “Po punohet për fikjen e zjarrit të rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, ku situata është drejt përmirësimit”, thuhet në njoftim. /TCH