Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të shtunën ka pasur telefonatë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku ka falënderuar qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës.
Në fokus të bisedës, sipas postimit të presidentit ukrainas në “X”, ishin projektet e përbashkëta, perspektivat e bashkëpunimit dhe iniciativat diplomatike evropiane. Zelensky theksoi rëndësinë e pranisë së Evropës në çdo vendim që lidhet me kontinentin dhe me Ukrainën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve. Gjithçka për Evropën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Evropës dhe gjithçka për Ukrainën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Ukrainës. Kemi një vizion të përbashkët dhe po ndërmarrim hapa të koordinuar për të arritur paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Po punojmë së bashku për të forcuar sigurinë në gjithë Evropën”, u shpreh ai.
Presidenti ukrainas vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë dhe theksoi domosdoshmërinë e unitetit evropian në përballjen me sfidat aktuale të sigurisë.
Të martën, përfaqësuesit e SHBA-së dhe Rusisë mbajtën bisedimet e para në lidhje me luftën gati trivjeçare në Ukrainë të martën në Riad të Arabisë Saudite, me qëllim të normalizimit të raporteve dhe pajtimit mbi hapat e radhës për t’i dhënë fund luftës. Por në takim nuk u ftua as Zelensky e as ndonjë përfaqësues i Bashkimit Evropian. Kjo nxiti reagime të shumta.