Kryeministri i Shqipërisë ka zhvilluar një bisedë të mërkurën me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Zelensky pas kësaj bisede e ka quajtur Ramën mik të madh të Ukrainës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka njoftuar se me kryeministrin shqiptar kanë diskutuar për Samitin e Ardhshëm të Paqes, si dhe e ka informuar lidhur me situatën e luftës, konkretisht në rajonin e Kharkivit.
“Kam biseduar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, një mik i madh i Ukrainës, për Samitin e ardhshëm të Paqes dhe e falënderova për konfirmimin që Shqipëria do të marrë pjesë. E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e luftës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje”, ka shkruar Zelensky në platformën “X”.
I spoke with Albanian Prime Minister @ediramaal, a great friend of Ukraine, about the upcoming Peace Summit and thanked him for confirming that Albania will attend.
I also informed Prime Minister Rama about the battlefield situation, specifically the Kharkiv region defense. We…— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 22, 2024
Në fund të muajit shkurt të këtij viti, në Tiranë është mbajtur Samiti për Ukrainën. Pjesëmarrja në këtë samit ku u nënshkruan disa marrëveshje, ishte edhe vizita e parë e Zelenskyt në Tiranë.