Rreth çështjes së Urës mbi Ibër në Mitrovicë është deklaruar të shtunën presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ai, në një deklarim për mediat në Serbi, e shprehu pritjen që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe ata të KFOR-it ta mbajnë fjalën dhe që hapje të urës mbi Ibër të mos ketë pa marrëveshje e pa vullnet të përbashkët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVuçiq ka shtuar se nuk ka vullnet të përbashkët politik midis dy vendeve lidhur me çështjen.
Ai ka theksuar po ashtu se pret, siç tha, provokime në veri, pas caktimit të datës së zgjedhjeve në Kosovë dhe mbajtjes së fushatës zgjedhore. Edhe për këtë çështje, ai ka thënë se pret që KFOR-i t’i përmbushë “premtimet e detyrën e tij parësore në përputhje me rezolutën 1244”.