Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pas tre apo katër muajsh do të jetë situata më e keqe në botë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Derisa ka folur për situatën gjeostrategjike në televizionin publik serb, Vuçiqi ka thënë se ka shumë pika të nxehta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk e shoh se do të ndryshojnë gjërat në afat të gjatë. Ka shkelje të shumta të akteve ndërkombëtare. Jemi vend i vogël dhe duhet t’i përmbahemi të drejtës ndërkombëtare. Pres që në 3-4 muaj të jetë situata më e keqe në botë që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë ai.
Vuçiqi ka folur edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, për çka ka thënë se ndërkombëtarët po e konsiderojnë proces normal.
Presidenti serb ka deklaruar se fuqitë botërore, si SHBA-ja, Italia dhe Franca, do të lobojnë për një rezolutë për Srebrenicën, e cila do të kundërshtohet nga Serbia.
“Ne do ta kundërshtojmë më fort se që e mendojnë ata”, theksoi Vuçiqi.
Edhe një ditë më parë, Vuçiqi e ka përmendur anëtarësimin e Kosovës në KiE, për çka ka thënë se u ka dërguar letër 14 vendeve anëtare të këtij institucioni që të votojnë kundër këtij procesi.
Lobimi i Vuçiqit kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit të 27 shkurtit të vitit 2023.