Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq: Kurti do ta shfrytëzojë KiE-në që të ngrejë padi kundër Serbisë

Presidenti i Serbise, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do t’i shfrytëzojë institucionet e Këshillit të Evropës që të ngrejë padi për krime lufte ndaj Serbisë.

“Albin Kurti deri tash ka pritur që një shtet tjetër të ngrejë padi për gjenocid ndaj Serbisë, pasi Albin Kurti nuk është vend i njohur ndërkombëtarisht dhe nuk mund të bëjë padi në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Mund të bëjë dikush në emër të tij dhe nuk është e lehtë kjo, është çështje shumë e vështirë politike. Pse po kërcënon tash? Për shkak të Këshillit të Evropës, për shkak të asaj që ia kanë mundësuar Dora Bakoyannis dhe shtetet perëndimore dhe do t’i përdorë institucionet e Këshillit të Evropës për të ngritur padi kundër Serbisë përmes tyre. Është pjesë e një plani masiv për presion dhe sulm ndaj popullit serb, për të cilin kam folur”, ka thënë Vuçiq pas vizitës në aeroportin ushtarak në Batajnicë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai iu referua edhe deklaratave nga Bosnjë-Hercegovina, që i bëjnë thirrje Serbisë ta mbështesë rezolutën për Srebrenicë.

Çështja nuk ka të bëjë me pranimin e një krimi të tmerrshëm, që është për të ardhur keq, por për atë që duhet të pasojë”, ka thënë Vuçiq.