Në qendrat e votimit në katër komunat veriore ku po mbahen votimet për ose kundër largimit të kryetarëve shqiptarë janë vendosur kamerat.
Vendosja e kamerave nëpër vendvotime është bërë për herë të parë në Kosovë, dhe parashihet që kjo praktikë të vazhdojë tash e tutje në zgjedhje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomisioni Qendror i Zgjedhjeve pati njoftuar më 11 prill se vendosja e kamerave “do të jetë praktikë për të gjitha proceset e ardhshme zgjedhore”.
Sipas KQZ-së, ky vendim është marrë për të shmangur parregullsitë e mundshme gjatë procesit zgjedhor. Ky institucion pati thënë se vendosja e kamerave në asnjë mënyrë nuk e cenon fshehtësinë e votës.
