Sipas Vllasit, ky ishte moment vendimtar që shënoi fillimin e një epoke të re politike dhe juridike për Kosovën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVllasi vlerësoi rolin vendimtar të Veli Devës në udhëheqjen e proceseve për avancimin e autonomisë së Kosovës, duke theksuar se pa përkushtimin e tij, deformimet e UDB-së mund të ishin kaluar pa u trajtuar seriozisht.
“Ka qenë fat për Kosovën që Veli Deva ishte në krye të partisë në atë kohë”, ka thënë Vllasi, duke përmendur edhe emra të tjerë si Fadil Hoxha, Xhavid Nimani dhe Mahmut Bakalli si pjesë të një brezi kuadrosh që e shtynë përpara kauzën e Kosovës.
Nga ana e tij, Surroi rikujtoi fushatën publike të organizuar përmes gazetës “Rilindja” dhe mbledhjeve të Lidhjes Socialiste, ku qytetarët flisnin hapur për abuzimet e periudhës Rankoviq. Kjo, sipas tij, shënonte një qasje të mençur dhe dokumentuese që ndikoi në ndërgjegjësimin shoqëror.
Vllasi shtoi se me fillimin e reformave të mëdha pas vitit 1966, u bë edhe transformimi i shërbimeve të sigurimit dhe se që nga ajo kohë nuk ekzistonte më UDB-a, por struktura të reja sigurie në nivel federal dhe krahinor.
Proceset përfunduan me Kushtetutën e vitit 1974, që sipas Vllasit, e shndërroi Jugosllavinë në një konfederatë ku Kosova fitoi statusin e saj më të avancuar historikisht.