Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Në njoftimin e Qeverisë thuhet se Angili e ka uruar Kurtin për votimin e suksesshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës.
Ai thuhet se ka theksuar mbështetjen e Republikës së Turqisë për votimin e ardhshëm në Komitetin e Ministrave.
Kurti thuhet se e ka falënderuar ambasadorin për urimet dhe për mbështetjen e plotë të Turqisë.
Më 16 prill të gjithë deputetët nga Republika e Turqisë votuan pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Gjatë takimit, u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe rëndësia e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta në fushat e ekonomisë, kulturës, mbrojtjes dhe investimeve. Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës, veçanërisht për rolin e saj në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftim.