Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Temperaturat javën e ardhshme do të bien në minus dy gradë

Moti ne Kosove - foto nga oborri i Fakultetit Filologjik

Foto: KOHA

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të nisë me mot të vranët dhe me intervale me diell.

Nëpër ultësira është paraparë të ketë mjegull.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 gradë celsius deri në 1 gradë, derisa ato maksimalet ndërmjet 6-9 gradë. IHMK-ja ka bërë të ditur se do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, e lehtë deri mesatare

Instituti ka njoftuar se mot i ngjashëm pritet të jetë edhe të martën, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 7-9 gradë.

“E mërkurë. Mot kryesisht i vranët dhe vende -vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes e lehtë deri mesatare. E enjte - Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësira më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në raportin e plotë.

Ndërsa, të premten parashihet që temperaturat maksimalet të mbërrijnë deri në 11 gradë celsius.