Java e ardhshme pritet të mbajë mot të ndryshueshëm në vend.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e hënë dhe e premte pritet të kenë vranësira të pakta, ndërsa ditët tjera do të jenë kryesisht me diell.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTemperaturat minimale të hënën do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.
Të martën e mërkurën do të ketë mot me diell, teksa temperaturat minimale që në të dyja ditët do të lëvizin ndërmjet -3 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet ndërmjet 9-14 gradë Celsius.
Edhe të enjten do të ketë mot me diell, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius.
Ndërsa, të premten pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius.