Arbëri

Temperatura deri në 26 gradë sot në Kosovë

Moti në Kosovë

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21 dhe 26 gradë Celsius. 

Sipas parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes.