Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të zhdukurit e Klinës: Sevdije Rexhepaj e gjeti vetëm trupin e njërit djalë, i kërkon edhe dy të tjerë

Përfundimi i luftës do të sillte një tragjedi të re në familjen Rexhepaj.

Shpresa se 4 djemtë e saj gjendeshin në Shqipëri, do të shuhej kur nga ta, vetëm njëri do të kthehej i gjallë, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

20 vjet pas luftës, familja Rexhepaj ka arritur t’i gjejë vetëm eshtrat e djalit të tretë.

Derisa, kalimi i viteve ka shuar shpresën e familjes se ndonjëherë do të gjenden edhe dy djemtë e zhdukur.

Të enjten, në një Akademi Përkujtimore të të Zhdukurve të Komunës së Klinës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, foli për përpjekjet që qeveria e tij po bën për ta zbardhur fatin e të pagjeturve.

4 prilli, shënohet si Dita e të Pagjeturve në Komunën e Klinës.

Vetëm në masakrën e Kralanit në Komunën e Gjakovës, 86 civilë shqiptarë që kishin ikur nga Klina, ishin ekzekutuar nga forcat serbe.