Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” të mërkurën do të zhvillojë aksion ndaj borxhlinjve të shërbimeve të ujit dhe konsumatorëve ilegalë në lagjen “Veternik”.
Zëdhënësja e Kompanisë, Arjeta Mjeku, njoftoi se në fokus janë bizneset e vogla, bizneset e mëdha dhe amvisëritë, duke theksuar se borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrej tyre 40 milionë euro nga sektori i amvisërisë e 5 milionë nga bizneset.
“Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit! Nesër 19 qershor 2024, e mërkurë duke filluar nga ora 10:00 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha në lagjen ‘Veternik’. Nisja bëhet nga objekti i KRU ‘Prishtina’ SH.A. në orën 10:00”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.