Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të martën (11 shkurt) do të nisë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.
KQZ-ja njoftuar se gjatë këtij procesi do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike, ashtu siç parashihet me Rregulloren Zgjedhore të KQZ-së për Qendrat Komunale të Numërimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju njoftoj se gjatë ditës së martë, në Qendrat Komunale të Numërimit, do të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sqarojmë se gjatë këtij procesi, ashtu siç parashihet edhe me Rregulloren Zgjedhore të KQZ-së 16/2024 për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Ky institucion ka njoftuar se pas përfundimit të këtyre procedurave do të bëhet numërimi i votave nga diaspora, i votave me kusht, i personave me aftësi të kufizuara si dhe i aspekteve të tjera.
“Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ do shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”, thuhet në njoftim.