Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën qytetarët do të mund të udhëtojnë pa pagesë me autobusët e “Trafikut Urban”. Falas do të jenë edhe biçikletat publike nëse jeni të regjistruar apo do të regjistroheni në aplikacionin “Nextbike”.
Sipas njoftimit, kjo po bëhet me rastin e Javës Evropiane të Mobilitetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të hënën, më 16.09.2024, të gjithë mund të udhëtoni pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë. Gjithashtu, pasi të regjistroheni në aplikacionin #nextbike me vlerën prej 5 eurosh, po atë ditë mund të përdorni biçikletat publike pa pagesë, gjatë gjithë ditës”, thuhet në njoftimin e Komunës të shtunën.