Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Specialja ngre aktakuzë ndaj Isni Kilajt

Isni Kilaj

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar publikisht se ka dorëzuar aktakuzë të ndryshuar kundër ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj.

Kilaj ishte arrestuar në nëntor të vitit të kaluar nën dyshimin për pengim të drejtësisë. Në maj, ai u lirua nën kushte të rrepta, por vazhdoi të ngelte si i dyshuar. Si kusht paraprak e pati shumën prej 30 mijë eurosh të cilën duhej t’ia jepte administratores si garanci financiare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me rastin e lirimit, ishte bërë e ditur se është pezulluar kërkesa e shqyrtimit të aktakuzës ndaj tij, me synimin se do të paraqitet aktakuzë e ndryshuar. Tash Specialja ka njoftuar se aktakuza e ndryshuar është dorëzuar, por ajo ende s'është bërë publike.

“Në vazhdim të njoftimit të mëparshëm lidhur me çështjen Kilaj në muajin maj, më 18 korrik ZSP-ja ka njoftuar publikisht Gjykatësen e Procedurës Paraprake se ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar kundër Isni Kilajt. Njoftimi, i cili nuk përfshin detaje të mëtejshme, është i disponueshëm këtu”, bëhet e ditur në njoftimin e Speciales.

Isni Kilaj ishte arrestuar në nëntorin e vitit të kaluar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe “shkelje e sekretit të procedurave”.