Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Kushtetueses për mosvotimin e deputetëve opozitarë
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se do të kërkojnë interpretim të ri nga Gjykata Kushtetuese për mospjesëmarrjen në votim të deputetëve të opozitës.
Sipas saj, interpretimi i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese ka sjellë më shumë paqartësi sesa qartësi në situatën aktuale parlamentare.
Ajo theksoi se votimi në Kuvend është obligim dhe mungesa e pjesëmarrjes nga opozita përbën shkelje që duhet adresuar.
“Nuk e kemi leximin e njëjtë të aktgjykimit të gjykatës Kushtetues, është e qartë që jo që ka sqaruar por ka komplikuar rrethanat një interpretim i tillë, ndërsa synimi i tretë është e më se e domosdoshme edhe një adresim i gjykatës në situatën aktuale tashmë në mos pjesëmarrjen në votim nga partitë opozitare. Votimi në seancë është obligim ne po e përgatisim që ti drejtohemi gjykatës për mos votimin e deputetëve opozitare për mos pjesëmarrje në votim”, ka theksuar ajo./EO
PDK-ja proteston, deputetët rrinë në sallë pas dështimit të seancës
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë qëndruar më gjatë në sallën e Kuvendit, edhe pas dështimit të 40-të.
Veprimi ishte paralajmëruar nga deputeti, Mërgim Lushtaku, që u shpreh para mbledhjes së sotme që “është mirë ta përcillni aktivitetin tonë”.
PDK-ja dhe partitë tjera opozitare kanë refuzuar të votojnë për komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.






Vlora Çitaku, deputete e PDK-së, ka thënë se kanë qëndruar më gjatë duke e parë se “seancat është e turpshme të rrimë vetëm dy minuta”.
“Zotëri Dehari dhe VV-ja po e shkelin Kushtetutën. Ju ftojmë që të reflektoni dhe të kthehemi në sallë pasnesër dhe t’i kthehemi rendit të ditës”, ka thënë ajo.
Të martën e 1 korrikut, pro komisionit për votim të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin votuan 51 deputetë. S’pati kundër e abstenime.
Pikërisht votimi i komisionit ka qenë përplasja e ditëve të fundit e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të partive që deri tash ishin në opozitë.
LVV-ja ka thënë se aktgjykimi i Kushtetueses lejon kalimin në votim të fshehtë dhe i obligon deputetët të votojnë. Sipas VV-së, mosvotimi nga deputetët e opozitës paraqet shkelje të Kushtetutës.
E deputetët e partive të tjera thonë se Kushtetuesja ka vendosur që kalimi në votim të fshehtë është shkelje. Ata po akuzojnë për shkelje deputetët që marrin pjesë në votimin për komision.
Pas publikimit të aktgjykimit, të shtunën që shkoi u mblodhën liderët e partive, por takimi u mbyll pa gjetjen e një konsensusi për dalje nga kriza.
Aktgjykimi i Kushtetueses s’i ngut deputetët, edhe një dështim jubilar
Ka shkuar në 40 numri i seancave të dështuara të Kuvendit për konstituim të legjislaturës së nëntë. E ky dështim jubilar vjen gati një javë qëkur Gjykata Kushtetuese i obligoi deputetët që brenda 30 ditësh ta konstituojnë Kuvendin.
Të martën e 1 korrikut, pro komisionit për votim të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin votuan 51 deputetë. S’pati kundër e abstenime.
Seanca u përcoll me polemika mes kryesuesit të seancës, Avni Deharit, dhe përfaqësues të partive opozitare që në foltore nuk propozuan emra për komision, por i kërkonin Deharit “të ndalë shkeljen kushtetuese”. Përplasje pati edhe kur deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, propozoi emrin e Albin Kurtit, kryetarit të VV-së, për anëtar të komisionit për votim të fshehtë.

Pikërisht votimi i komisionit ka qenë përplasja e ditëve të fundit e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të partive që deri tash ishin në opozitë.
LVV-ja ka thënë se aktgjykimi i Kushtetueses lejon kalimin në votim të fshehtë dhe i obligon deputetët të votojnë. Sipas VV-së, mosvotimi nga deputetët e opozitës paraqet shkelje të Kushtetutës.
E deputetët e partive të tjera thonë se Kushtetuesja ka vendosur që kalimi në votim të fshehtë është shkelje. Ata po akuzojnë për shkelje deputetët që marrin pjesë në votimin për komision.
Pas publikimit të aktgjykimit, të shtunën që shkoi u mblodhën liderët e partive, por takimi u mbyll pa gjetjen e një konsensusi për dalje nga kriza.
Nga 15 prilli, deputetët e zgjedhur janë mbledhur çdo dy ditë, por kanë dështuar për ta konstituuar Kuvendin. Fillimisht Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, propozoi emrin e Albulena Haxhiut dhe nuk e mori shumicën, e më pas kërkoi që të ndryshohet mënyra e votimit, duke kaluar në votim të fshehtë.
Seanca e ardhshme mbahet të enjten.
Kadrijaj: Kurti paradite është deputet, e pasdite kryeministër
Shefja e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka deklaruar se Albin Kurti paradite po sillet si deputet, e pasdite si kryeministër.
Ajo ka thënë se vendimet që po i merr janë antiligjore pasi tha se ai është në detyrë.
Sipas Kadrijajt, Vetëvendosje po e bllokon seancën.
“S’ke të drejtën të bllokimit të seancës. Ne s’kemi mekanizma të tjerë se si të dilet nga kjo situatë, kur partia e parë, Vetëvendosje, është bllokuese e konstituimit. Kurti paradite është deputet, e pasdite kryeministër. Po merr vendime antiligjore që s’ka të drejtë t’i marrë”, ka thënë ajo.
Basha për formën e votimit: Kushtetuesja na tha zgjidhni cilën të doni
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka akuzuar partitë e tjera se po e bllokojnë konstituimin e Kuvendit.
Ai ka thënë se votimi i fshehtë po tentohet të shfrytëzohet pasi votimi i hapur s’ka qenë i suksesshëm. Sipas Bashës, Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj ka thënë se mund të përdoret cilido votim.
“...Ne kemi provuar me votimin e hapur, s’ka pasur zgjidhje, e kemi tentuar me votimin e fshehtë. Gjykata ka thënë zgjidhni cilido që të doni. Por, opozita po thotë që votimi i fshehtë është pikë e re e rendit”, ka thënë Basha.
Lushtaku: Kurti do të shkelë mbi çdo gjë vetëm që ta mbajë pushtetin
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se partia fituese ka treguar joseriozitet për konstituim të Kuvendit.
Sipas tij, mungesa kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në Kuvend tregon se ai do të bëjë gjithçka, do të shkelë çdo ligj, vetëm që të mbajë pushtetin.
Ka thënë se Kurti nuk është i interesuar fare për zgjidhjen e problemit.
“Unë besoj që prioritet duhet të jenë punët e shtëpisë. Besoj që nuk i ka zgjidhur punët e shtëpisë dhe kjo është për keqardhje. Ne si parti i kemi dhënë zgjidhjet politike edhe pse nuk e kemi për detyrë. Po shihet qartë që ngërçi është të Vetëvendosja”, ka thënë ai.
Zemaj: VV-ja s’e njeh Kushtetutën
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk e njeh Kushtetutën e Kosovës dhe tha se s’i respekton vendimet e këtij institucioni.
Zemaj u shpreh para mediave se ky ngërç politik është fatkeqësi për Kosovën.
“Vetëvendosje s’e njeh Kushtetutën e Kosovës dhe s’i respekton vendimet. E njeh vetëm egon dhe dashurinë e madhe për pushtetin...Kosova po humb shumë”, ka thënë ai.
Deputeti i LDK-së u shpreh se në këtë situatë duhet të shfrytëzohen format demokratike.