Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sorensen thotë se dialogu vazhdon kur palët të jenë gati

Sorensen-Bislimi

Peter Sorensen, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se sapo që palët të jenë të gatshme, ai është i hapur të vazhdojë takimet dhe inaugurimin e komisionit të përbashkët për personat e pagjetur.

Të premten në Bruksel, nuk pati përparim në raundin tjetër të dialogut në nivel të kryenegociatorëve. Sikur edhe herëve të tjera, palët vetëm kanë akuzuar njëra-tjetrën për mungesë të gatishmërisë për të zbatuar ato pikat e marrëveshjes që i shohin të rëndësishme. Pala serbe ka insistuar që të zbatohet së pari pjesa e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërkohë që Kosova ka insistuar që të zbatohet marrëveshja bazë në tërësi dhe që sidomos çështjet që kanë të bëjnë me komisionet për të pagjeturit, sipas kryenegociatori të Kosovës, Besnik Bislimi. E Sorenseni nuk ka ofruar detaje, pos që ka pranuar dështimin për inaugurimin e komisionit të përbashkët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dje në Bruksel i prita kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për bisedime bilaterale dhe trilaterale mbi zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe adresimin e çështjes së personave të zhdukur. Për fat të keq, mbledhja inauguruese e komisionit të përbashkët nuk u mbajt. Jam i gatshëm të vazhdoj sapo palët të jenë të gatshme”, ka shkruar ai në X duke postuar edhe fotografi nga takimet bilaterale.