Është sjellë të dielën para Gjykatës Themelore të Prishtinës një nga të arrestuarit për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit të premten.
Të arrestuarit me emrin Dragisa Vicentijeviq pritet t’i caktohet masa e sigurisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia e Kosovës ka arrestuar tetë të dyshuar dhe ka konfiskuar armatim, përfshirë eksploziv, pas një operacioni të gjerë në veri në lidhje me shpërthimin në Zubin - Potok.
Ndërkohë, policia e Kosovës ka vazhduar edhe të dielën kontrollet përreth zonës, pas sulmit terrorist të 29 nëntorit, në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, ku si pasojë e një shpërthimi u dëmtua kanali i ujit të Ibër-Lepencit.
