Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shefi i Zyrës së BE-së flet me liderët e partive për hapat e ardhshëm pas zgjedhjeve

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar të martën veç e veç me liderët e partive në Kosovë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar të martën veç e veç me liderët e partive në Kosovë.

Ai ka bërë të ditur se këto takime janë mbajtur për të diskutuar hapat e ardhshëm pas zgjedhjeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka shtuar se qytetarët e Kosovës duan anëtarësimin në BE, për çka Qeveria duhet të punojë për ta realizuar.

“Zhvilluam takime të veçanta me Albin Kurtin, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn për të diskutuar hapat e ardhshëm pas zgjedhjeve. Theksova se shumica dërrmuese e njerëzve në Kosovë aspirojnë të anëtarësohen në BE. Qeveria e re duhet të ndjekë në mënyrë aktive reformat për ta realizuar këtë”, ka shkruar Orav në platformën “X”.