Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHBA-ja po i shton masat ndëshkuese ndaj mashtruesve me viza

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se po i përditësojnë ligjet për të luftuar mashtrimin dhe migrimin e paligjshëm.

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane në Kosovën, ata që shpallen fajtorë për mashtrim me viza do të përballen me ndalim të përhershëm për hyrje në SHBA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ambasada ka shtuar se kufizimet e reja të vizave zbatohen për individë dhe qeveri “që lehtësojnë migrimin e paligjshëm”.

“Qeveria e SHBA-së ka nisur një përpjekje të koordinuar ndërinstitucionale për të luftuar mashtrimin dhe për t'i dhënë fund migrimit të paligjshëm. Ata që shpallen fajtorë për mashtrim me viza do të përballen me ndalime të përhershme për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Politikat e reja të kufizimit të vizave zbatohen për individët dhe qeveritë e huaja që lehtësojnë migrimin e paligjshëm”, thuhet në njoftim.