Një numër i madh i njerëzve janë tubuar në selinë e Partisë Demokratike në Shqipëri të mërkurën teksa aty po hynte lideri i partisë, Sali Berisha.
Berisha më herët u lirua nga arresti shtëpiak.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTeksa hynte në seli, ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë u prit me brohoritma.
Sali Berisha ishte në “arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit 2023. Kjo masë u mor pasi nuk zbatoi masën “detyrim paraqitje”, duke refuzuar të shkojë të merret në pyetje në SPAK.
Berisha po akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në territorin e të cilit dhëndri i tij Jamarbër Malltezi ndërtoi kulla.