Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rutte pret Ramën në Bruksel: Shqipëria mund të mbështetet te NATO

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u takua sot me Mark Rutte, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s.

Shefi i NATO vlerësoi rolin që po luan Shqipëria në Aleancë duke e konsideruar atë një aleate të çmuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Shqipëria po zhvillon bazën e saj industriale, na duhet një bazë më e fortë në mbarë NATO-n. Po ndihmoni shumë Ukrainën, po bëni shumë kur bëhet fjalë për Ukrainën. Vërtetë po bëni shumë më tepër, përtej madhësisë suaj. Shqipëria nuk është aleati ynë më i madh, por po bëni kaq shumë. Ju e dini që NATO mund të mbështetet te Shqipëria dhe Shqipëria te NATO.“, tha Rutte.