Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

RTS: Kosova do t’i marrë 888 milionë euro nga pakoja e BE-së

Kosova - Bashkimi Evropian

Kosova do t’i marrë 888 milionë euro nga plani për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor, që u miratua të mërkurën nga Parlamenti Evropian, raporton Radiotelevizioni i Serbisë (RTS) me burime nga Brukseli.

Është një prej paketave më ambicioze të Bashkimi Evropian, që në total është 6 miliardë euro, për ta ndihmuar rritjen ekonomike dhe reformat në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që ato të ecin përpara më shpejt drejt integrimit të plotë në bllok.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Siç raporton “RTS”, shuma e përcaktuar për secilin vend është marrë në bazë të një vlerësimi të Komisionit Evropian, që merr parasysh numrin e banorëve dhe nivelin e bruto produktit të brendshëm.

Sipas kësaj përllogaritje, 1 miliard e 630 milionë euro do t’i marrë Serbia, 969 milionë euro Bosnjë-Hercegovina, 924 milionë euro Shqipëria, 807 milionë euro Maqedonia e Veriut dhe 388 milionë euro Mali i Zi.

Këto mjete do të ndahen për katër vjet.

Për t’i marrë fondet, shtetet e Ballkanit Perëndimor janë zotuar për reforma në pesë fusha kryesore - sundimi i ligjit, klima e biznesit dhe zhvillimi i sektorit privat, zhvillimi i kapitalit njerëzor, energjia dhe tranzicioni i gjelbër dhe sektori digjital.

Pasi Parlamenti Evropian i dha dritën e gjelbër, pritet që vendimi të konfirmohet zyrtarisht nga Këshilli i Ministrave të BE-së më 7 maj.