Nga 17 sa ka qenë të dielen, është ngritur në 21 numri i pacientëve që po trajtohen në Klinikën Infektive.
Prej tyre, 13 janë pozitivë në COVID-19, 5 kanë dalur negativë dhe 3 janë në pritje të testeve, ka bërë të ditur për KOHËN infektologia Vera Berisha Ndrejaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nga këta pacientë, 13 janë pozitivë në COVID-19 dhe 5 janë negativë, por që po e vazhdojnë trajtimin”, ka thënë Berisha-Ndrejaj.
Ajo po ashtu ka bërë të ditur se nga të 21-t, 5 ndodhen në oksigjeno terapi, derisa një e moshuar nga Rahoveci vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.
“Ajo ka edhe sëmundje tjera shoqëruese”, ka shtuar Berisha-Ndrejaj.
Berisha-Ndrejaj ka thënë se si pasojë e shtimit të lëvizjes së qytetarëve, është shtuar edhe numri i pacientëve në këtë klinikë.
Nga 13 marsi, kur janë konfirmuar rastet e para me koronavirus, numri i të infektuarve në Kosovë ka mbërritur në 884. Prej tyre, 655 janë të shëruar, derisa numri i të vdekurve është 28.