Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy policëve në raste të ndara, njërin në Prishtinë e tjetrin në Gjakovë.
Sa i përket rastit në Gjakovë, polici dyshohet për dy vepra penale, për mbajtje të paautorizuar të armës dhe moslajmërim të veprave penale nga një aheng familjar në janar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa në rastin e dytë, atë në Prishtinë, polici është rekomanduar të suspendohet për shkak të veprës penale të keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
IPK-ja ka thënë se veprimet hetimore po ndërmerren në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
“Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave për të dy rastet”, thuhet në njoftimin për media, të dërguar të premten.