Arbëri

Reeker: SHBA-ja s’do të jetë e angazhuar në Ballkanin Perëndimor si në 30 vjetët e fundit

Philip Reeker

Diplomati amerikan Philip Reeker ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të angazhohen në Ballkanin Perëndimor si në 30 vjetët e fundit. 

Reeker ka folur në forumin e “Iniciativës Pupin” në Beograd, transmeton “Danas”. 

“Duhet të kuptohet se kjo është një pikë tranzicioni dhe se SHBA-ja nuk do të angazhohet drejtpërdrejt si në 30 vjetët e fundit”, tha ish-ndihmës sekretari i shtetit i SHBA-së.  

“Para 30 vjetëve, pas Daytonit, Ballkani dominoi lajmet dhe ishte një pjesë kyçe e politikës së jashtme amerikane”, tha Reeker, por vuri në dukje se “rajoni e konsideron veten shumë më të rëndësishëm nga se është”. 

Reeker ka thënë se rajoni është terren “për fuqitë e tjera që të përpiqen ta përhapin ndikimin”. 

Ndërkohë George Friedman, themelues dhe president i organizatës “E ardhmja gjeopolitike”, tha se SHBA-ja nuk është përgjegjëse për të gjithë botën. 

“Ata nuk po e lënë atë, por po tërhiqen”, tha Friedman.