Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama: Kosova t’ia lërë topin në derë Serbisë

Edi Rama

Foto: Associated Press

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova duhet “t’ia lërë topin në derë Serbisë”, duke i përfunduar obligimet e saj nga dialogu Kosovë-Serbi.

Sipas tij, “në rrugën evropiane Kosova duhet ta harrojë Serbinë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sipas meje, Kosova duhet ta harrojë krejt Serbinë në kuptimin që duhet të përmbushë në mënyrë unilaterale të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’ia lërë, siç i themi ne, topin në derë Serbisë, duke i thënë Evropës, duke u thënë të gjitha vendeve të Evropës, edhe atyre që nuk e njohin akoma, ‘ja kush jemi ne, i përmbushëm, i firmosëm dhe tani shkoni dhe merrjani firmën Serbisë’. Por duhet të shkëputet totalisht nga Serbia dhe nuk duket të jetojë me idenë e Serbisë”, ka thënë ai në një intervistë për “Deutsche Welle”.

Rama ka folur edhe për raportet me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Ka thënë se kanë raporte miqësore në aspektin personal, por se dallojnë në këndvështrime.

Sipas tij, raportet Kosovë-Shqipëri kanë përparuar. E projekti i madh sipas tij në kohën aktuale është puna në hekurudhën Durrës-Prishtinë.