Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky kanë nënshkruar një marrëveshje në fushën e sigurisë. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook.
Kjo marrëveshje u nënshkrua në Davos, ku të dy liderët po marrin pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Botëror.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky, nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë”, ka shkruar Rama.
Ai të martën zhvilloi një takim në Davos edhe me përfaqësuesen e platformës sociale TikTok, Christine Grahn, me të cilën tha se ndau shqetësimet që çuan qeverinë për vendimin për mbylljen e përkohshme të kësaj platforme në Shqipëri.