Një qytetar në Rahovec i ka dorëzuar në Polici 10 mijë euro pasi i ka gjetur diku, e autoritetet e kanë gjetur dhe ia kanë kthyer pronarit.
Policia raportoi se pronari e kishte raportuar rastin të dielën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një qytetar ka gjetur një shumë parash dhe ka njoftuar policinë, paratë e gjetura i janë kthyer pronarit. Me datën 07.04.2024, derisa zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Rahovec, ishin duke trajtuar ankesën e një qytetari për humbjen e një shume parash, në vlerë prej 10 mijë euro, ishte paraqitur zoti Himaj nga fshati Gexhë i cili kishte gjetur këto para dhe të njëjtat i ka dorëzuar. Paratë e gjetura i janë kthyer pronarit”, thuhet në njoftimin policor.
Policia tha se ky veprim i qytetarit reflekton edhe besimin ndaj autoritetit.