Arbëri

Qeveria miraton Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për vitet 2025-2027

Qeveria e Kosoves

Foto: Arkiv

Qeveria ka zhvilluar të martën mbledhjen elektronike në të cilën ka miratuar tri vendime. 

Fillimisht, ka miratuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për vitet 2025-2027, që paraqet dokumentin kryesor mbi bazën e të cilit do të hartohet Buxheti Vjetor për vitin 2025. 

Korniza Afatmesme e Shpenzimeve ofron analizë bazuar në mjedisin makroekonomik, për të vendosur më pas bazën për planifikimet buxhetore për vitet që vijnë.

Qeveria ka miratuar po ashtu raportin tremujor të Buxhetit për vitin 2024, i cili përmban një përmbledhje të trendëve kryesore të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore përgjatë periudhës së këtij tremujori të vitit 2024. 

Si dhe, ka miratuar Programin e Borxhit Shtetëror për vitet 2025-2027. Në këtë dokument pasqyrohen zhvillimet e fundit në parametrat e borxhit shtetëror, vlerësohen rreziqet kryesore që ndërlidhen me strukturën e borxhit shtetëror dhe përcaktohen objektivat afatmesme të menaxhimit të borxhit shtetëror.